Categories Lajme

Lulzim Basha me ‘sytë nga qielli’, flet shkurt teksa hyn në seli: Më mirë do të bëhet

Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku kanë nisur përgatitjen për Kuvendin që do të mbahet të shtunën, në të njëjtën ditë kur PD e Berishës hedh në referendum shkarkimin e kreut të PD-së.Teksa foli shkurtimisht me gazetarët, Basha hodhi sytë nga qielli, për të thënë se sot ishte një kohë e mirë, me diell, dhe se ditë më të mira do të vijnë.

“Është një ditë e bukur sot, më mirë do të bëhet”, tha Basha. Më herët Faxweb.al zbardhi dhe porositë që Lulzim Basha iu kishte bërë deputetëve të Partisë Demokratike, për këtë javë. Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti tu gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtut pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit.

Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.

Basha e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të funksionimit dhe të akitivitetit politik të Partisë Demokratike.Sipas kreut të PD-së, në Kuvendin e 18 dhejtorit do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndrrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME