Categories Lajme

Lungomare 2 në Vlorë/ Po merr formë një tjetër hapësirë publike fantastike me plazh me 5 yje

Lungomare 2 në Vlorë po merr formë, si një tjetër hapësirë publike fantastike, me një plazh me 5 yje, me pishinë olimpike dhe pishinë për fëmijë, si edhe shëtitoren që lidh pa ndërprerje Skelën me Ujin e Ftohtë.

Kryeministri Edi Rama solli sot një video nga ky kantier punimesh, që po realizohet sipas projektit të ideuar nga arkitekti i famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i LungoMare1 dhe i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë.

Rama tha se ky arkitekt së shpejti do të prezantojë edhe projektin e Sheshit të Flamurit.

“Mirëmëngjes dhe me Vlorën, ku po merr formë LungoMare2, me zgjatimin e shëtitores, përmes një plazhi publik me 5 yje, me dy pishina, një për të rritur e një për fëmijë, sipërfaqe ranore, parkim nëntokësor dhe një shkallare spektakolare, sipas projektit të ideuar nga arkitekti i famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i LungoMare1 dhe i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, i cili së shpejti do të prezantojë edhe projektin e Sheshit të Flamurit, ju uroj një të diel të bukur”, tha Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME