Categories Lajme

Lushnjë, Bëri kërdinë duke vjedhur makina, ndalohen dy të rinjt

Lushnjë, I vodhën automjetin një shtetasi, falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve ishte me “Arrest në shtëpi”. Sekuestrohen automjeti i v jedhur dhe një automjet tjetër që përdorën autorët për kryerjen e vjedhjes.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia zbardhi dhe 3 raste të tjera të vjedhjes të automjeteve të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Në orët e para të mëngjesit, pas njoftimit të marrë nga shtetasi N. K., se në fshatin Eskaj, Lushnjë, i kishin vjedhur automjetin tip kamionçinë “Ford Tranzit” që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e automjetit.

Falë punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë bërë të mundur që brenda një kohë të shkurtër të identifikojnë dhe të arrestojnë në flagrancë dy autorët e dyshuar, si dhe të bllokojnë automjetin e vjedhur dhe një automjet tjetër që përdorën autorët për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për H etimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

O., 19 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”; M. K., 25 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpie” për veprën penale “Kultivimi i b imëve n arkotike”.

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar edhe të vjedhjes të 3 kamionçinave, konkretisht në datën 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Fierit, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME