Categories Lajme

Lushnje, Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një ambienti, DETAJE+VIDEO

Në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, Sot rreth orës 03:25, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit Arjan Aliço, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse. Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti, ndërsa shpërthimi është ndjerë nga shumë banorë të zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Kush është Arjan Aliço Arjan Aliço njihet si një nga anëtarët e b andës së Aldo Barës dhe ndodhet në b urg. 58-vjeçari është i akuzuar për krimin e ndodhur në vitin 2016 pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, ku në një pikë loto-baste ka qëlluar mbi 10 herë me thikë Julian Sulën. Arjan Aliço një person me precedent të mëparshëm p enal, i dënuar më parë për vrasje dhe si pjesë e një bande kriminale së bashku me djalin e tij Xhino Aliço, 24 vjeç, edhe ky i dënuar më parë për “v rasje të mbetur në tentativë”, kanë q ëlluar egërsisht të riun nga Lushnja, në një pikë bastesh.

Julian Sula dhe djali i Arjanit, Xhino Aliço janë përfshirë në një debat për shkak të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës gjatë evropianit të vitit 2016, ku mori pjesë dhe vendi ynë. Sherri mes tyre nisi mbi preferencave që ata kishin për futbollistët e kombëtares dhe rastet e humbura të lojës. Kaq ka mjaftuar që pas debatit për motive të dobëta babë e bir të qëllonin 10 herë me thikë Sinën.

Njoftimi i policies Lushnjë Informacion paraprak Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME