Categories Lajme

Makina del nga rruga në aksin Fier-Seman, plagosen shoferi dhe dy pasagjerë

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Fierit. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Sokol Prendushi, drejtues i mjetit, Kristjan Voci dhe Jetnor Hila. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fier- Seman në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se, drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më te lehta.

Njoftimi i policisë: Fier/ Informacion paraprak , Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME