Lajme

Makina del nga rruga në Elbasan, plagoset shoferi dhe tre fëmijët e tij të mitur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku shtetasi D.Z., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë rruga.

Si pasojë janë dëmtuar ai dhe tre fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak, Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga , ështê dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijet e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close