Categories Lajme

Makina inteligjente “këput” në gjoba shoferët që shkelin rregullat, si funksionon

Janë zhvilluar kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, së fundmi edhe makinën inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Prej disa ditësh, kjo makinë ka filluar funksionimin për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, prej orës 19:00 deri në orën 23:00, makina inteligjente ka konstatuar në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, 724 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Nga këto raste, operatorët e përpunimit të të dhënave të dërguara në server nga makina inteligjente kanë konstatuar se 167 raste janë edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 123 raste edhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Drejtuesve të automjeteve që konstatohen nga makina inteligjente në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, masa administrative do t’ju dërgohet në adresat e banimit të tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME