Categories Lajme

Makina që drejtonte u mori jetën 4 shqiptarëve në Itali, 32-vjeçari del nga koma pas 3 muajsh

32-vjeçari shqiptar Oriol Lame, që shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima në Gaida të Italisë është zgjuar nga koma pas 3 muajsh. Bëhet me dije se ai gjendet i shtruar në spitalin Correggio dhe është ende i pavetëdijshëm.

Lame është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i ndodhur më 30 tetor 2022. Ai drejtonte një makinë e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë. 32-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me shpejtësi të madhe në një shtëpi në rrugën Emilia. Nga përplasja e dhunshme gjetën vdekjen e menjëhershme Shane Hyseni, partnerja 22-vjeçare e Lames, djali një vjeç e gjysmë i çiftit, si dhe motra dhe vëllai i Shanes (11 dhe 9 vjeç).

Oriol Lame duhet të përgjigjet për krimet e vrasjes së shumëfishtë në rrugë dhe drejtimit të mjetit nën ndikimin e drogës, pasi analizat e gjakut kanë zbuluar gjurmë të përzierjes së kokainës dhe drogës në trupin e tij.

Sipas gazetës Reggio, kushtet neurologjike të Lames nuk tregojnë shenja përmirësimi. Ai nuk mund të flasë dhe duket se nuk mban mend asgjë nga ajo mbrëmje. Pasi ju besoi dy ekspertëve detyrën e rindërtimit të aksidentit dhe nxjerrjen e kopjes mjeko-ligjore të përmbajtjes së telefonave inteligjentë të shoferit për të verifikuar nëse i përdorte në timon, javën e kaluar prokurori Marco Marano kërkoi dhe mori një ekspertizë të tretë.

Gjyqtari hetues ka kërkuar kryerjen e një raporti psikiatrik për Lamen, për të vlerësuar “aftësinë efektive të 32-vjeçarit për të marrë pjesë me vetëdije në gjykim”. Bëhet me dije se raporti do të dorëzohet brenda nëntëdhjetë ditësh. Rezultati do të jetë vendimtar për të kuptuar nëse Lame do të mbajë përgjegjësi apo jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME