Categories Lajme

Mali i Zi arreston një ndër më të kërkuarit në botë, e ‘tradhtuan” shenjat e gishtave

Autoritetet në Korenë e Jugut bëjnë me dije se bosi në arrati i një skeme mashtruese kriptomonedhash, Do Kwon, i cili ka shkaktuar një dëm prej 40 miliardë dollarësh, është arrestuar në Malin e Zi.

Do Kwon është një ndër personat më të shumëkërkuar dhe në Shtetet e Bashkuara pasi së bashku me kompaninë e tij Terraform Labs orkestroi një mashtrim miliarda dollarësh me monedhat virtuale.

Në shtator autoritetet koreanojugore nxorën një urdhërarresti për Kwon nën akuzën se kompania e tij kishte shkelur rregullat e tregut.

Më herët mendohet se ai fshihej në Serbi dhe Seuli dërgoi zyrtarë në Beograd për të negociuar arrestimin e tij, pasi dy vendet nuk kanë marrëdhënie ekstradimi. Ndërkohë që Kwon mohonte të ishte në arrati, teksa nuk e tregonte vendndodhjen.

Lajmi për arrestimin e tij u dha nga ministri malazez i Brendshëm, Filip Adziç, i cili deklaroi se një ndër personat më të kërkuar në botë u kap në aeroportin e Podgoricës.

Adziç shton se i dyshuar po përpiqej të udhëtonte me identitet të rremë dhe dokumente false. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, autoritetet koreane konfirmuan se bëhej fjalë pikërisht për Këon, pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve.

Ende nuk dihet si do të vijojnë procedurat pasi edhe Mali i Zi nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara apo Korenë e Jugut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME