Categories Lajme

Manastirliu: 31 dhjetori nuk do të ketë orë policore

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpjeguar sot vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të hequr orën policore natën e ndërrimit të viteve. Manastirliu tha se pavarësisht heqjes së orës policore, rregullat mbeten dhe se do të kërkohet kujdes i shtuar. “Është një vendim që komiteti teknik e ka bazuar në situatën në vend, indikatorët e incidencës dhe situatës në tërësi, ka vlerësuar që data 31 të jetë një ditë e hapur, duke qenë se ka bërë një vlerësim më të gjerë të situatës dhe në rajon. Sigurisht është shqetësues dhe varianti Omicron, por 31 dhjetori pavarësisht se do jetë ditë e hapur, do të kërkohet një kujdes i shtuar.

Ne kemi protokolle shëndetësore të miratuara, janë në zbatim. Protokollet përcaktojnë masën dhe kapacitetet që duhet të kenë baret, restorantet për aktivitetin e tyre. ISHSH bën inspektime. Dje janë kryer 320 inspektime, duke vendosur më shumë se 311 rekomandime për përmirësime masash. Lufta me pandeminë iu përket të gjithëve. Përgjegjësia individuale, qytetarë duhet të rritet akoma më shumë”, tha Manastirliu. Ajo theksoi se nga data 4 janar do të vendosim në fuqi paraqitjen e green pass-it në institucione dhe shërbime, ose me certifikatën e shërimit që është e disponueshme në e-albania, ose nëpërmjet testit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME