Categories Lajme

Manastirliu publikon mesazhin e Helena Kadare: T’i thuash jo vaksinës, si t’i thuash jo jetës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të hënë e ka nisur me mesazhin e shkrimtares Helena Kadare, e cila thotë se të refuzosh vaksinën është njësoj si t’i thuash jo jetës.

Manastirliu ka publikuar foton e mesazhit, ku ndër të tjera Kadare thotë se i shpëtuam kësaj murtaje falë vaksinës.

“Tërë jetën time kam qenë në krah të mendimit të të rinjve, edhe kur ai ka qenë eskravagant apo në kundërshtim me logjikën e “pastër”.

Sado sido që të jetë ai, mendimi i rinisë, në të gjitha rastet është më i përpunuari, është i lirë, i hapur, kurajoz. Për herë të parë në jetën time, gjithmonë pro tyre, mendimi im bie ndesh me ta. Është vaksina kundër covidit që na ndan.

Ne, të rriturit, i shpëtuam kësaj murtaje në saj të vamsinës. Por, në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet neve jeta pa nipërit dhe mbesat tona? Sepse tani vala po gadet ata.

E kam të pamundur të gjej lohjikën e refuzimit të vaksinës prej tyre. Është njësoj si t’i thuash jo jetës, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë”, thuhet në mesazhin e Kadaresë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME