Categories Lajme

Mandati i tretë për Partinë Socialiste për të tjera investime

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Partisë Socialiste i duhet mandati i tretë që të vazhdojë investime të tjera.

Gjatë aktivitetit ‘Deputeti që Duam’ në Vlorë, Rama tha se, “për pak kohë këtu në Vlorë, do të fillojmë dy blloqe të mëdha në Çole dhe në Kume, po ka të tjera akoma. E si mund të bëheshin për 7 vjet të gjitha këto që nuk u bënë për 100 vjet dhe kështu është për çdo sektor. Po pse ju kujtoni se spitali i Vlorës mbetet kështu siç është po erdhën ata”.

“Më kujtohet një herë, këtu në Vlorë ka qenë, erdha takova drejtorin, ishte një i PD-së, drejtori i spitalit, doktor. Unë isha në opozitë dhe shkoja nëpër spitale atëherë dhe ia më priti me thënë të drejtën. Pas disa kohësh e takova dhe e pyeta: Ç’thotë spitali? Nuk e kam, tha, ma morën. Kush ta mori, i thash? Po mora nja dy të partisë i futa në punë, më ngritën një celulë demokristiane e më morën spitalin. U bë drejtor një demokristian. Ai ishte një i PD-së që ky e kishte e marrë në punë për t’i bërë nder siç bëheshin atëherë me këto, dhe i morën spitalin. Imagjinoni ju të marri Monika spitalin çfarë bëhet. T’ju thotë hiqini përparset e bardha shtrihuni për abdes këtu dhe të tregosh xhepat. Infermierët kujtojnë se do të rrinë në punë, këto që kanë hyrë në punë me meritë me portalet do të rrinë atje? Apo mjekët e rinj do të rrinë atje? Se kjo nuk  është diçka që e imagjinoj unë,por është diçka që ka ndodhur përpara. Të merrnin këpucar të bënin infermierë, gozhda dhe shiringa aty janë, se po ja ngul këpucës dhe po ja ngul njeriut nuk ka problem, rëndësi ka të kesh teserën e LSI-së. Pse pak gozhdë kanë ngulur ata në tulet e dynjasë e në emër të shkencës”.

“Po mësuesit çfarë kujtojnë. Doli një mësuese bashkë me Lulin atje dhe tregonte sa e rëndë është jeta nën COVID. Është në punë ajo dhe as që ka ndërmend ta preki njeri me dorë atë. Sepse ne nuk jemi si ata. Mësuesi është mësues. Po në atë kohë kujtonin se ishte film e kthehej prapë, që i merrnin të gjithë mësuesit e vinin në rrjesht se do vinte Saliu dhe bëheshe mësues anglishteje me institut fiskulture, bëheshe mësues biologjie me diplomë veterinarie. Sa ishin mësues kur Lindita Nikolla bëri reformën për mësuesit që ishin pa arsimin përkatës, një lukuni e tërë që vinin nga këta”- tha Rama.

Kryeministri përgëzoi të gjithë ata që kanë marrë kurajon dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e skuadrës së PS-së. “Sepse realisht ne kemi nevojë të vazhdojmë të ripërtërihemi, të bëjmë atë që ka bërë PS që në krye të herës.  Sigurisht ta bëjmë gjithnjë e më mirë”, u shpreh Rama, ndërsa solli në vëmendje se kur kandidoi për kryetar të PS-së, nuk futesh dot në konferencat e PS-së. “Sepse nuk më linin, -tha ai, që isha kandidat, por më thonin që nuk ke bërë vitet, sepse isha anëtar i ri, ndonëse kisha fituar dy herë bashkinë e Tiranës”.

“Por nga ana tjetër unë isha aty se, PS dhe kryetari paraardhës më sollën. Tani këtu ku jemi Vilma  ishe pedagoge sot është deputete, Fatja ishe në Vjenë, sot është deputet e kështu plot shembuj të tjerë. E të gjithë këta, janë njerëz që janë në këto pozicione dhe këto detyra e përgjegjësi të larta sepse kanë bërë diçka në jetë. Sepse kanë treguar që në punën e tyre janë pak më shumë se njerëzit që bëjnë punën e tyre. Janë edhe qytetarë të angazhuar dhe kështu ka plot të tjerë dhe të gjithë duhet ta ndjenë se ne i mirë presim , jo të gjithë mund të bëhen deputet po skuadra jonë e vitit të ardhshëm duhet të jetë një skuadër më e mira që kemi pasur e deputetëve, por një skuadër me të tjerë prurje të reja dhe jo vetëm me të rinj në moshë, por të rinj në mendje, në shumë nivele politike të qeverisjes dhe për këtë arsye unë mendoj se askush nuk duhet të ngurojë”- tha Rama.

Rama theksoi se “ne nuk bëjmë fars, nuk ngremë komitete si komitetet e Lulit që ngriti një komitete të tërë me në krye një ish President Republike për të “vrarë” djalin e Fariut”.

“Unë besoj se ne i kemi të gjitha arsyet për të kërkuar mandatin e tretë dhe çdo shqiptarë dhe demokrat të cilët kanë edhe një arsye më shumë. Përshembull, demokratët e Vlorës janë vlonjatë dhe pastaj janë demokratë apo janë demokrat e pastaj janë vlonjatë. Në Vlorë duhen votuar vlonjatët sipas meje. Nuk ka socialistë e demokrat se kjo këtu është për të gjithë dhe ajo që nuk është bërë akoma mbetet ashtu për të gjithë, por përtej kësaj çdo demokrat kudo, këtë llogari duhet të bëjë”- deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME