Categories Lajme

Marina e SHBA konfirmon: Videot që tregojnë UFO në fluturim janë autentike, ‘vizitorët e paftuar’ ekzistojnë (VIDEO)

Pyetja shekullore që ka ngritur mijra teori konspiracioni dhe ka çuar deri në ekstreme imagjinatën njerëzore, tashmë duket se e ka një përgjigje.

Zëdhënësi i Marinës së SHBA, Joe Gradisher dhe Luis Elizondo, një zyrtar i inteligjencës ushtarake që drejton njësinë e fshehtë të Pentagonit për UFO-t, kanë konfirmuar dje se “Videot që tregojnë UFO në fluturim në imazhet termik të kapura nga pilotët e Akademisë së Shkencës dhe Yjeve në vitet 2004, 2005, 2017 dhe 2018 janë autentike”.

Filmimet e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, tregojnë imazhe termik të fluturimeve të objekteve të paidentifikuara, një term që tashmë duket i vjetëruar.

Imazhet që bënë xhiron e botës dhe konfirmimi i Marinës amerikane, i kanë bindur akoma më shumë njerëzit se bëhet fjalë për UFO dhe videoja është prova e parë e vërtetë e ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë.

“Ai ishte një objekt i bardhë, i rrumbullaktë dhe i shtypur në pole, që lëvizte në mënyrë të çrregullt” – tha piloti i Marinës së SHBA David Fravor, tashmë në pension.

“Ndërsa u afrova … ai rriti shpejtësinë dhe u zhduk në më pak se dy sekonda. Lloji i lëvizjes ishte krejtësisht i ndryshëm. Ai kishte aftësinë të ngrihej vertikalisht nga niveli zero në rreth 5 000 metra.

Sipas zëdhënësit të Marinës amerikane Joe Gradisher, në kampet e stërvitjes së Akademisë “Ka sulme të shpeshta nga ana e objekteve të paidentifikuara që përbëjnë rrezik për sigurinë e fluturimit të avionëve”.

Për shumë vite pilotët ushtarak amerikan nuk i kanë raportuar inkursionet e objekteve të panjohur për shkak të stigmës që shoqërohet me terminologjinë “objekte të paidentifikuara”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME