Categories Lajme

Marrëveshja Shqipëri-Turqi për arsimin/ Nga futja e gjuhës turke në shkolla te…

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për bashkëpunim në fushën e arsimit. Marrëveshja e nënshkruar mes ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe ministrit turk të Arsimit Kombëtar Ziya Selçuk më 6 janar në Ankara në tre gjuhë (shqip, anglisht dhe turqisht) e publikuar tashmë në fletoren zyrtare ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit, midis institucioneve përkatëse të të dy palëve, në fushën e arsimit, mbi bazën e barazisë dhe respektit reciprok, në përputhje me legjislacionet kombëtare të palëve dhe legjislacionin ndërkombëtar.

Marrëveshja mbetet në fuqi për një periudhë 5-vjeçare dhe do të zgjatet pas miratimit nga palët, përmes rrugëve diplomatike, për një periudhë 3-vjeçare. Marrëveshja përcakton në parim se si do të nxitet bashkëpunimi mes dy vendeve në arsim, për shkëmbim eksperiencash, trajnime, kurse e binjakëzime. Po kështu parashikohet dhe nxitja e futjes së gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe anasjelltas. Madje parashikohet dhe lëvizja e mësuesve si nga Shqipëria në drejtim të Turqisë dhe anasjelltas.

Fusha e bashkëpunimit Palët do të promovojnë dhe nxisin bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe botimeve shkencore në fushat e arsimit.
Po kështu do të nxisin shkëmbimin e akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, administratorëve të institucioneve arsimore dhe nxënësve të arsimit të mesëm dhe studentëve të arsimit të lartë.

Marrëveshja do t’i shërbejë shkëmbimit të përvojave në fushën e arsimit të lartë, arsimit të mesëm, arsimit special, arsimit profesional dhe teknik, si dhe trajnimit të mësuesve dhe kualifikimit të mësuesve, organizimin e programeve të trajnimit, duke zbatuar projekte të përbashkëta; Shkëmbimin e përvojave në fushën e teknologjive të reja të aplikuara në arsim.
Shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit të kurrikulës;
Shkëmbimin e programeve të zhvillimit profesional për administratorët, mësuesit dhe personelin në fushën e arsimit;
Kryerjen e hulumtimeve dhe kërkimeve të përbashkëta në fushën e arsimit;
Shkëmbimin e informacionit, në mënyrë reciproke, lidhur me sistemet e matjes dhe vlerësimit të zbatuara në të dy vendet;

Shkëmbimin e përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet; Inkurajimin reciprok të pjesëmarrjes së studentëve në konkurset shkencore dhe kulturore të organizuara në të dy vendet; Promovimin e bashkëpunimit për zhvillimin e programeve të përbashkëta, marrëdhënieve binjakëzuese të shkollave dhe aktiviteteve të studentëve, midis institucioneve përkatëse arsimore të palëve; Inkurajimin për pjesëmarrje të ndërsjellë në aktivitete, të tilla si: seminare, ekspozita, konferenca dhe studime shkencore etj., në fushën e arsimit.

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare Një tjetër pjesë e rëndësishme e marrëveshjes parashikon dhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe gjuhës shqipe në shkollat turke. “Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor”.

Në marrëveshje thuhet se “pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke”. Po kështu pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME