Categories Lajme

Marshim në Tiranë kundër dhunës ndaj fëmijëve, i bashkohet dhe Nikolla

Dhjetra persona kanë marshuar sot në Tiranë kundër d hunës ndaj fëmijëve, nxitur padyshim nga ngjarja e fundit tragjike që ndodhi në Fier, ku Klodian Çalamani vrau 8-vjeçarin Mateo. Marshimit të organizuar nga shoqëria civile i është bashkuar dhe kryetarja e Kuvendit, e cila tha se ngjarja e Fierit e kishte prekur së tepërmi, por nuk është e mendimit se d ënimi me v dekje për autorin do të ishte një zgjidhje.

Duke folur për mediat, Nikolla tha se Shqipëria është pjesë e Konventës Europiane për të drejtat e njeriut, dhe nuk mund të miratojë dënimin me vdekje, ndërkohë që tha se e kupton peticionin e nxitur nga ngarkesa emocionale e familjarëve të Mateos. “Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit foli dhe në lidhje me nismën ligjore që pritet të diskutohet në Kuvend sa i takon regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale, për të cilin tha se do të konsultohet me shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Në këtë marshim që vijoi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, u përsëritën thirrjet për prindërit dhe fëmijët që të denoncojnë çdo rast d hune apo ngacmimi, dhe të mos tolerojnë aspak fenomene të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME