Categories Lajme

Masakra ndaj fisit Çapja, detaje dhe inskenim i ngjarjes (Video)

Në 3 shkurt të vitit 2016, një sulm pa precedent duket se synonte asgjesimin e familjes Çapja, një familje kjo me rekorde për institucionet ligjzbatuese.

Top Story rikujton se në mbrëmje, disa anëtarë të kësaj familje ndodheshin në një lokal në të dalë të qytetit, kur ata u sulmuan. Skena i ngjante një masakre të vërtetë.

Një person që në kokë mbante kapuç ku i dukeshin vetem syte, ka hyrë në lokal me një automatik në dorë duke iu thënë: “mos leviz policia”- Menjeherë, autori ka hapur zjarr duke qëlluar për disa minuta mbi të gjithë personat e pranishëm në lokal.

Pas pak autori zhduket pa lënë gjurmë i ndihmuar dhe nga një makinë tip Audi që e priste në hyrje të lokalit, duke lënë pas 3 viktima dhe 9 persona të plagosur.

Agron Çapja, Ardit Sinakolli, djali motrës, dhe Eno Bedalli, miku i tij gjejnë vdekjen e menjëhershme. Të plagosur mbeten dhe 9 persona të tjerë.

Përveç viktimave, në vendgjarje policia numëroi 79 copë gëzhoja model 56, kreher automatiku model 56, me 26 cope fishekë dhe 8 predha kaliber 7,62 mm.

Ish-oficeri i lartë tregon se dinamika e ngjarjes flet për hakmarrjen e ashpër që ka nisur mes grupeve në Elbasan.

Pamjet e kamerave të sigurisë të mara nga lokali, i mundësuan hetuesve të përcaktojnë dhe vendodhjen e të pranishmëve para masakrës. Kështu në dosjen hetimore thuhet se vendodhja e viktimave ishte në katër tavolina të ndryshme në lokal.

Ne tavolinën e parë pranë banakut ndodheshin të ulur Fejzulla Çapja, Ardit Sinakoli, Enver Sinakoli, banakieri, Luan Muça dhe një person i paidentifikuar. Në tavolinën e dyte Arnold Çapja, Eno Bedalli, Ardian Zharri, Ferid Muça.

Në tavolinën e tretë pranë dritares, Bledar Muça, Agron Çapja, Florenc Çapja, Erdis Sulkja. Në tavolinën e katërt; Bujar Rreshka, Ilia Qoshku, Renato Nurcelli, Sajmir Cuka, Ardian Rreshka.

Policia u njoftua për ngjarjen nga një telefonatë anonime ku ju tha se në bishtin i Krastes në hyrje të fshatit tek nje lokal i ri qëllohet me armë. Telefonuesi tregoi se janë persona me uniformë policie që po qëllojnë me armë me breshëri në lokal.

Enver Ibrahim Sinakoli, një nga dëshmitarët okular, babai i njerit prej viktimave, u tregoi hetuesve se personi i maskuar ka gjuajtur menjeherë në drejtim të të pranishmëvenë kolal.

Enveri ka dëgjuar njërin nga autorët që therriste “ikim shpejt se erdhën njerëz” dhe më pas ka dëgjuar xhirim gomash.

Për këtë ngjarje, që rezulton ende e pa zbardhur nga organet ligjzbatuese, poilica ka marrë në pyetje 84 persona, shumica e të cilëve kishin të bënim me konfliket e vjetra që familja Çapja ka në Elbasan.

22 personave iu vunë numrat në përgjim me urdhër të prokurorit ndërsa 8 të tjerë u mbajnë nën vëshgim 24 orë për dy javë nga strukturat e specializuar të policisë. Me emrave të vëzhguar është ai i Sokol Sanxhaktarit dhe mikut të tij Suel Çela. /TCH/
{“videoid”:”1548880691423″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Masakra ndaj fisit Çapja, detaje dhe inskenim i ngjarjes on Vidnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Maj 2024

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat mafioz çiftit shqiptar në Athinë. Vritet armiku i Ervis Martinajt, plagoset gruaja

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin kokainë në Itali, arrestohen disa shqiptarë, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh (EMRAT)

Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Është arratisur? Majmuni del xhiro në Tiranë, qytetarët shtangen

Një video e bërë në Sauk ka shkuar menjëherë virale në rrjete sociale. Një majmun i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arkeologët zbulojnë një pishinë të shekullit të parë në Durrës

Gërmimet arkeologjike në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti” të Durrësit, e cila  pritet t’i nënshtrohet…

LEXO ME SHUME