David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian ka konfirmuar se do të izolohet pas një udhëtimi në Itali fundjavën e kaluar. Ai do të kryejë punën e tij nga shtëpia e tij në Bruksel për 14 ditët e ardhshme, shrkuan BBC.
- Sassoli, i cili është italian, tha që ai mori vendimin si masë paraprake. Italia është vendi i dytë në botë pas Kinës që është prekur më së shumti nga koronavirusi. Deri më tani 463 persona kanë humbur jetën dhe 9,172 të tjerë janë infektuar.