Categories Lajme

Mashtrimi me dy pallatet, ish-kreu i komunës së Kasharit me 5 vartësit dhe një biznesmen në gjyq (Akuzat)

Prokuroria ka mbyllur hetimet duke marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe falsifikim ish-kryetarin e komunës së Kasharit i zgjedhur asokohe nga PD-ja, Besnik Fuçia, pesë vartësit e tij dhe një biznesmen me akuzën e abuzimit me lejet e ndërtimit dhe hipotekimet.

Të akuzuar përveç Besnik Fuçisë janë; ndërtuesi Stefan Çaushi, ish-përgjegjësi i zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit J. M.që ka firmosur aktet, inxhinierja M. D., A. K., E. S. dhe T.Sh..

Nga hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Maksuti doli se ishte regjistruar dy pallate në emër të një firmë që nuk i takonte me certifikatë pronësie. Besnik Fuçia u arrestua në maj të këtij viti dhe më pas u lirua duke u hetuar me masën detyrim paraqitje. Tashmë dosja ka kaluar në gjykatën penale.

Skema si u zbulua mashtrimi
Personi që bëri kallëzimin në prokurori ishte ndërtuesi Arben Petriti, ku nga hetimet erdhën edhe arrestimet. Dy ndërtuesit, Stefan Caushi dhe Arben Petriti kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%.

Por pronësinë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, sipas akuzës, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve. I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës të gjitha personat e përfshirë në tjetërsimin e pronësisë së pallateve në fjalë.

Stefan Caushi është administratori i Shoqërisë “INA-2004” shpk, shoqëri e cila ka fituar të plotë pronësinë e dy pallateve që morën lejen e ndërtimin ne vitin 2006.  Kjo shoqëri në kundërshtim me ligjin më datë 14 janar të vitit 2015 mori nga ish-Komuna e Kasharit certifikatën e përdorimit e vetme dhe jo së bashku me Arben Petritin ashtu siç është në dokumente.

Pasi ka marrë pronësinë pallatet në fjalë janë shitur dhe Arben Petriti në kallëzimin e tij ka deklaruar se është njoftuar në rrugë informale në lidhje me mashtrimin që po i bëhej duke bërë kallëzimin që sot vendosi para drejtësisë 6 zyrtarë dhe ortakun e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME