Categories Lajme

Matje temperature, peshqirë personal e distancë 1.5 metra! Rregullat për hapjen e pishinave

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin e sigurisë për frekuentimin e pishinave në ambiente të mbyllura të cilat do te jene hapur nga data 1 tetor. Sipas protokollit këto ambiente do të vizitohen me një orar të përcaktuar nga klientët të cilët duhen njoftuar për ardhjen në orar dhe jo më herët.

Në rast se një person dyshohet me Covid-19 nuk lejohet të hyjë në ambientet e brendshme të pishinës.  Në pishinë nuk duhet të qëndrojë më shumë se një person në një hapësirë 3m katrorë. Maska është e detyrueshme në zonat përreth pishinës ndërsa këshillohet mbajtja e saj edhe gjatë trajnimeve. Çdo klienti do t’i matet temperatura dhe nëse ajo shkon 37.5 njoftohet mjeku i familjes.

Protokolli i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë Administratori i subjektit pishinë e mbyllur paraqet ndaj klientëve grafikun përkatës për organizimin e orëve të aktivitetit në këtë strukturë. Administratori i subjektit pishinë në ambient të mbyllur njofton klientët për ardhjen afër orarit dhe jo më parë orarit të përcaktuar. Për çdo raste administratori njeh mënyrën e njoftimit apo të lajmërimit për çdo rast të dyshuar për Covid-19 gjatë aktivitetit të pishinës.

Nëse konstatohet nga stafi rast i dyshimtë me shenja të ngjashme me Covid-19 klienti detyrohet të kthehet në shtëpi dhe lajmëron menjëherë mjekun e familjes si dhe stafi njofton administratorin i cili njofton strukturat përkatëse të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Asnjë klient me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt, pishinë në ambjent të mbyllur. Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të Covid-19 Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e rriskut të Covid-19 sipas formatit të miratuar Materialet informuese afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit, dhe në sektorin e veshje-zhveshjes, dusheve apo tualeteve.

Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment, higjienizues të duarve me mbi 60% alkool. Dezinfektimi i duarve kryhet menjëherë pas ardhjes dhe largimit nga subjekti, si dhe stafi para dhe pas çdo klienti që i shërbehet.

Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun të lëngshëm, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve dhe kosha mbeturinash të mbyllur që duhen pastruar herë pas here. Kapaciteti maskimal i pishinës në ambjent të mbyllur do të bazohet në zënien e hapësirës 3m katrorë për person në pishinë. Në çdo rast duhet të sigurohet ajrimin natyral 5 herë në ditë. Subjekti duhet të kryejë dezinfektimin e ambjentit larje para hapjes, gjatë funksionimit të pakëtn tre herë në ditë dhe pas mbylljes.

1Ambjentet e veshje-zhveshjes/tualete 2Të sigurohet letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për duart dhe për pastrimin e sipërfaqeve   3Peshqirët duhet të jenë individualë, të sillen nga vetë klienti dhe të përdoren vetëm nga një person 4Gjatë hyrjes në dhoma duhet ruajtur distancë mbi 1.5 m. 5Ambjenti i pishinës së mbyllur

6Personeli duhet të mbajë maskën jashtë pishinës. Mundësisht edhe instruktimi duhet të behet me maskë 7Të reduktohet numri i trajnerëve personal në të njëjtin orar dhe në të njëjtën pishinë 8Klientët duhet të mbajën maskën jashtë pishinës dhe në zonat përrteh 9Kapaciteti maskimal i pishinës do të bazohet në zënien e hapësirës 3 metra katrorë per person.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME