Categories Lajme

Maturantët kthehen në shkolla të hënën, Shahini u tregon si duhen larë duart

Me 18 maj të gjithë maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës për të bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për provimet e maturës shtetërore. Dhe përpara se të vijë e hëna, Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një videomesazhi pati disa porosi për maturantët.

Shahini: Në mënyrë që të kujdeseni për shëndetin tuaj, familjarëve tuaj, shokëve tuaj dhe mësuesve është me rëndësi të ndiqen disa rregulla të thjeshta gjatë qëndrimit në shkollë. Para se të vini në shkollë duhet të vendosni maskën, para shkollës do të rreshtoheni në distancën deri në 2 metra nga njëri-tjetri, distancë që duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit tuaj në shkollë.  Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë. Nëse keni nevojë të përdorni dizenfektues gjatë qëndrimit në shkollë keni në bankat e shkollës nga një dizenfektues që mund të përdoret gjatë ditës. Nëse harroni regullat mos u shqetësoni pasi në hyrje të secilës shkollë dhe në hyrje të secilit kat kemi vendosur një poster me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore që duhet të ndiqni. Rregulli kryesor për parandalimin e përhapjes së viruseve është larja e shpeshtë e duarve. Në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhe do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare. Sa i takon provimeve do të përfshihen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave. Provimet e maturës do të mbahen mes datave 8-18 qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME