Categories Lajme

Mbajtën peng një 17-vjeçar, Policia vë në pranga katër autorët e dyshuar dhe jep detajet e konfliktit

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës kur disa persona i hoqën lirinë një minoreni, duke e mbajtur për disa minuta në automjet.

Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 autorët e dyshuar, shtetasit: D. B., 20 vjeç, F. G., 19 vjeç, B. Q. 22 vjeç dhe E. G., 20 vjeç, banues në Elbasan.

“Këta shtetas, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt”, bën me dije policia.

NGJARJA, Sipas bluve, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, salla operative e DVP Elbasan ka marrë njoftim për një konflikt mes disa adoleshentëve, në afërsi të pallatit të sportit. Sipas njoftimit disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një person tjetër të përshirë në konflikt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përshirë në konflikt.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME