Categories Lajme

Mbajti në shtëpi trupin e nënës së vdekur për t’i marrë pensionin, zbulimi shokues pas vdekjes së vajzës

Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane. Një 64-vjeçare nga një provincë e Veronës ka mbajtur për 6-7 muaj në banesë trupin e pajetë të nënës së saj 90-vjeçare. Zbulimi është bërë nga karabinierët pas vdekjes së vetë vajzës. Pas alarmit të fqinjëve se Sabina Ghirello kishte disa ditë që nuk dukej dhe se duhet të shtrohej në spital për shkak gjendjes së rënduar shëndetësore, në banesë kanë mbërritur forcat e rendit.

Ato e kanë gjetur gruan në shtrat në gjendje të avancuar dekompozimi. Nisur nga dëshmitë e fqinjëve, karabinierët kanë nisur të kërkojnë më pas për nënën e saj, Pasqualina Munerato. Sipas dokumenteve ajo duhet të ishte shtruar në një qendër të moshuarish, por nga kërkimet e bëra nuk pati rezultate. Më pas nisi kërkimi në shtëpi. Në një sënduk, në një nga dhomat e shtëpisë, karabinierët gjetën trupin e Pasqualinës, të mbështjellë me celofan dhe të mumifikuar.

Të dy trupat e pajetë u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Milanos për ekspertizat mjekoligjore të nevojshme për të përcaktuar shkaqet e të dy vdekjeve dhe për të konfirmuar identitetin e 90-vjeçares. Nga një kontroll i kryer në llogaritë rrjedhëse dhe në zyrën e gjendjes civile, rezultoi se vdekja e 90-vjeçares nuk u njoftua asnjëherë dhe se Sabrina Ghirello merrte rregullisht pensionin, burimin e saj të vetëm të jetesës, në llogarinë e mbajtur bashkërisht me nënën e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME