Categories Lajme

Mbërrijnë pasaportat dhe kartat e identitetit pranë Ambasadës në Athinë/ Vijon shpërndarja

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi njofton se kanë mbërritur në Zyrën e Shpërndarjes pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë pasaportat dhe kartat e identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 4 shtator 2020.

“Shpërndarja e dokumenteve biometrikë do të vijojë me të dy mënyrat: Nëpërmjet tërheqjes në sportel nga vetë qytetari ose nga persona të tretë të pajisur me autorizim (deklaratë me përgjegjësi nga K.E.P), nga dita e hënë deri në të premte, ora 08:00-16:30.Nëpërmjet shërbimit postar: Bazuar në e-mailet e grumbulluara deri në datën 20 shtator 2020 në postën tonë elektronike [email protected] Bazuar në deklaratat e plotësuara me adresat e sakta pas aplikimit në Zyrën Konsullore,  praktikë e futur në zbatim nga data 21 shtator 2020”, shprehet ambasada.

Po ashtu, ambasada njofton se ka filluar shërbimi postar edhe për shpërndarjen e Kartave të Identitetit.

“Kjo do ju kursejë tashmë distancat dhe kostot që rrjedhin nga paraqitja e detyruar fizike në sportelin e Ambasadës. Aktivizimin e kartës suaj ID mund t’a kryeni në çdo zyrë aplikimi për pasaporta të vendit tuaj të banimit në Shqipëri, kur të gjendeni atje”, shprehet ambasada.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME