Categories Lajme

Mbërrin në Gjirokastër trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas

Trupi i pajetë i minoritarit grek, Kostandinos Kacifas i vrarë ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës pas ekspertizës së bërë në Mjekësinë Ligjore në Tiranë, në orët e para të mëngjesit ka mbërritur në Gjirokastër.

Trupi i pajetë i Kacifas ende nuk është dërguar pranë familjes së tij në Bularat, por pritet që të mbërrijë në minutat në vijim. Kostandinos Kacifas u ekzekutua nga forcat RENEA me 28 tetor, saktësisht në ditën Kombëtare të Greqisë, ku në Bularat ishin mbledhur personalitete dhe figura të rëndësishme greke për të kremtuar.

Minoritari grek nuk iu bind urdhrit të forcave RENEA  dhe për pasojë nga shkëmbimi i zjarrit ai mbeti i vrarë në pasditen e së dielës të 28 tetorit në Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Prokuroria dje firmosi tërheqjen e trupit të 35-vjeçarit nga ambientet e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa në ceremoninë mortore të minoritarit grek thuhet se do të jenë të pranishëm mbi 2000 mijë grekë.

Policia shqiptare ka marrë paraprakisht të gjitha masat dhe do të monitorojë çdo gjë gjatë ceremonisë mortore për Kostandinos Kacifas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME