Categories Lajme

Mbështetja për bujqësinë, rimbursohet TVSH-ja për fermerët që rinovojnë plastmasin e serrave

Në skemën kombëtare të këtij viti një nga masat mbështetëse për fermerët është edhe zëvendësimi i plastmasit në serra dhe tunele plastike. Plastmasi, që përdorin fermerët për prodhimin në mjedise të mbrojtura, si serra apo tunele plastike, aktualisht nuk është i përjashtuar nga TVSH-ja që aplikohet për inputet bujqësore. “Çdo fermer që do të ndryshojë plastmasin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes do t’i paguajë pjesën e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë”, tha ministri Çuçi teksa vizitoi në Fier një nga serrat më të mëdha të prodhimit të luleshtrydhes në fshatin Kafaraj.

Nëpërmjet pagesave nga Skema Kombëtare synohet të bëhet kompensimi i kësaj vlere, çka ndikon në uljen e kostos së prodhimit të perimeve dhe luleshtrydhes, të cilat janë produkte me peshë të konsiderueshme edhe në eksportet bujqësore. Ndonëse pati një çekuilibrim momental të tregut në ditët e para të pandemisë së Covid-19, aktualisht luleshtrydhja është një nga produktet bujqësore që po shitet me çmimin mesatar më të lartë që prej 6 vitesh, rreth 200 lekë për Kg. Vetëm gjatë muajit prill 2020 eksporti i fruta-perimeve u rrit me 14.3% krahasur me prillin e një viti më parë. Aplikimet për fondet e Skemës Kombëtare të këtij viti do të nisin brenda muajit maj. Të gjitha veprimet do të bëhen online me zero dokumenta. Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë. (BW)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME