Categories Lajme

Mbi katër mijë rrënjë, si i kthyen shqiptarët tetë vila në “shtëpi bari” në Spanjë

Shqiptarët vijojnë të sjellin probleme për policinë spanjolle. Së fundmi 9 anëtarë të një bande janë vënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi në zona të ndryshme të Valencias.

Në këtë operacion janë asgjësuar katër mijë rrënjë kanabisi si dhe një numër i madh pajisjesh për kultivimin e drogës. Konkretisht grupi merrte shtëpi me qira dhe më pas i kthente në godina ku kultivohej drogë.

Grupi kriminal i shpërbërë përbëhej nga individë të kombësisë shqiptare dhe serbe. Sipas burimeve ligjore, mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në grup kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Krerët e bandës, dy kriminelë shqiptarë, raportohet se “skllavëruan” kultivuesit e marijuanës, pasi nuk i lejonin të dilnin nga shtëpitë e barit.

Shtatë nga nëntë individët e arrestuar në operacion u lanë në burg të shtunën e kaluar. Infrastruktura e çdo plantacioni për të ruajtur kushtet e duhura mjedisore kërkonte një shpenzim prej afro 20,000 euro, për të cilat grupi investoi më shumë se 150,000 euro për të instaluar tetë serat e drogës.

Drejtuesit e bandës u jepnin lek të thata pronarëve të shtëpive që merrnin dhe madje ua jepnin edhe paradhënie.

Sipas raportimeve, policia sekuestroi rreth 4000 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, tharëse sythash, 25 mijë euro para cash, llamba, ndriçues, tharëse, transformatorë, ventilatorë, një makinë për numërimin e faturave dhe dokumentacione të ndryshme si pasaporta dhe karta krediti. Mes shtatë trafikantëve të burgosur janë edhe dy krerët e bandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME