Categories Lajme

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës, i ati: M’u përgjysmua dhimbja, i paharruar emri i tij

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe babai i të ndjerit Klodian Rasha, Qazim Rasha, kanë mbjellë sot një pemë në Tiranë, në nder të 25-vjeçarit të vrarë nga policia më 8 dhjetor të 2020-ës.

Në një mesazh për qytetarët, i ati i Klodianit falënderoj kryebashkiakun Veliaj, duke thënë se ai bëri të mundur që dhimbja e tij të përgjysmohej.

“Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër”, tha Qazim Rasha.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ai është vetë baba dhe e kupron dhimbjen e tij, duke theksuar se Klodi do të jetë i paharruar.

Jam vet baba. Ajo është plagë që s’mbyllet kurrë. Por ajo që bëri axha Qazim. Të jam shumë mirënjohës, sepse e di fare mirë që kur futet politika në mes shumë raste kalojnë caqet. Klodi do të jetë i paharruar sa të jetë jeta. Ky ulli që është simbol i paqes është ndoshta mesazhi më i mirë. Sa të jem gjallë dhe të kem fuqi do insistojë që drejtësia të shkojë deri në fund. Nëse e politizojmë gjithçka i zëmë frymën drejtësisë, ka thënë Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME