Categories Lajme

Mbrëmje,12 maj 2020 lungomare,Vlorë

Qytetaret vlonjate mbushin plot e perplot shetitoren e qytetit pas nje karantine te lodhshme psikologjikisht e te tejkufizuar fizikisht. Sheh ne syte e tyre lehtesim dhe deshire per ta jetuar jeten te lire.

Keto pamje jane deshmitari qe tregon me se miri realitetin ne qytetin e Vlores. Duken qarte qe midis tyre nuk ka as distancim social dhe as masa te marra mbrojtese. Ka dite qe vazhdon kjo situate dhe asnje rast ne Vlore. Kjo eshte nje gje shume e mire!

Por ka edhe nje realitet tjeter. Neper plazhet e qytetit thirret me megafon policie qe te largohen nga deti,ndersa neper plazhet me tej jugut,te ashtuquajtur “plazhet e vipave” jane te mbushur plot e perplot pikerisht nga njerezit qe bejne moral per papergjejgjshmerine e qytetareve te thjeshte!

Qyteti jone e tregoi me se miri qe eshte i pergjegjshem aq sa nevojitet me llogjike dhe inteligjence e kete e verteton fakti qe drejtoresha e spitalit Vlore raportonte cdo dite korrektesisht “0 teste pozitive me covid 19”

E pra Vlora eshte gati per çeljen e sezonit,por pa paradokse vrastare te ligjeruara se fundmi ndaj bare e restoranteve.
● Distancimi social ekstrem duhet te reduktohet. Faktet po tregojne qe kjo mase nuk ka vlere ne Vlore.
● Orari i fashes se vendosur deri me sot te hiqet sepse faktet tregojne qe cdo orar ka vlere te njejte.
● Taksa e SPL qe paguhej 6 muaj ne vit nga keto biznese te reduktohet ne 2 muaj. Ne fakt kjo gje eshte premtuar nga kryetari i bashkise,gjithashtu edhe mundesia e shfrytezimit te nje hapesire ne shetitore.
● Inspektoret e devotshem te task forces jane te mirepritur te orjentojne e informojne bizneset per masat sepse ka konfuzionalitet. Kjo sepse cfare del sot,ndryshohet neser. Jane te mirepritur te bashkpunojme per te bere me te miren,por jo ta tejkalojne kete gje ne abuzim e trysni gjobash per mbushje arkash shteti se boll te stresuar e te plagosur jemi nga kjo situate. Ne rast se ndodh kjo,patjeter qe do te kete nje reagim te organizuar nga te gjitha sherbimet bare-restorante.

● Sezoni ne Vlore ka hyre i paqte dhe i ngrohte dhe ne jemi gati per te bere maksimumin te gjithe se bashku,per ta kthyer Vloren ne epiqendren dhe kryefjalen e cdo turisti. E natyrisht kjo kerkon ekuilibrat e duhur dhe qetesine e mbarevajtjes te punes se perditeshme!

Zoti qofte me ne Argjerim sa me te lehte te gjithe besimtareve keto dite! Nga Ervin Sota

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME