Categories Lajme

Mbyllet orari zyrtar i votimit, Celibashi: Brenda 48 orësh del fituesi

Kryetari i KQZ, ilirjan Celibashi gjatë deklaratës pas mbylljes së orarit zyrtar të procesit zgjedhor u shpreh se brenda 48 orësh do të kemi rezultatet e zgjedhjeve.

“Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur përjashto ato raste ku ka akoma radhë votuesish në qendrat e votimit. Duhet të merren emrat dhe dokumentet e identifikimit dhe vetëm ata do të lejohen të votojnë. Të paktën nga informacionet që ka KQZ mund të thotë se ky proces zgjedhor u karakterizua nga qetësia. Nuk mund të mungonin disa incidente që janë bërë të zakonshme. Por në përgjithësi mund të thuhet se ishte një proces zgjedhor në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik për faktin se ishte shumë i vështirë dhe u realizua në një kohë shumë të shkurtër pa një rast të dytë sa i përket kohës. Sikurse në tërësi për procesin e votimit dhe për atë që procesi u zhvillua por disa konkluzione mund t’i themi.

Janë më pak se 200 qendra votimit, rreth 167, ku nuk është përdorur pajisja e identifikimit biometrik. Në 86 prej tyre nuk është paraqitur operatori dhe në pjesën tjetër për shkak të vështirësisë për ta përdorur. Ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë.

Ishte mjaft i vështirë. Tani që procesi i votimit ka përfunduar shohë të nevojshme të sjell në vëmendje se ky moment është shumë i rëndësishëm. Shpresoj që edhe këtë fazë të angazhimit të tyre, komisionerët do ta qasin në përputhje me parashikimet e kodit.

Është rast t’u bëj thirrje partive politike që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi. Askush nuk e di kush i ka fituar këto zgjedhje. Çdo deklarim i bërë pa nisur procesi i numërimit nuk do i shërbente qetësisë së këtij procesi. Shpresoj që gjithë lidershipi politik ta ketë të kuptuar se ka nevojë për qetësi në këtë moment.

KQZ ka marrë masat që ky proces të përfundojë brenda 48 orës për partitë dhe pastaj të vazhdojë me procesin e numërimit për kandidatë. Gjithë procesi i nxjerrjes së rezultateve do të jetë i vëzhguar edhe nga ndërkombëtarët. Nga pikëpamja teknike do jetë i monitoruar dhe regjistrimet do jepen subjekteve pas daljes së rezultateve”, tha Celibashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME