Categories Lajme

Mbyllja e dytë/ Eugena Tomini: E gjithë Tirana është në vëzhgim

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini, ka bërë me dije se po hetohet e gjithë Tirana, për tu mbyllur me zona, në varësi të grumbullimeve që do të ketë dhe të mosrespektimit të masave. Në një intervistë për TVKlan, Tomini shton se përveç ish-Bllokut që është konsideruar një pikë e nxehtë, po hetohet e gjithë Tirana nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Sipas Eugena Tominit, nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës, për të mos shkuar në karantinë totale.

“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave. Rikthimi karantinës gjeografike apo totale…po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh. Do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret. Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivet te të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç,”– tha ajo.

Numri i të infektuarve sa vjen e rritet çdo ditë në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 3 viktima dhe 319 të infektuar. Nga ana tjetër, Mira Rakacolli, zv/minister e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik ka bërë me dije se masat janë shtrënguar. Dje u lajmërua për mbylljen e universiteteve për një muaj, të cilët do ta zhvillojnë mësimin online dhe për mbylljen e konvikteve. Në diksutim janë edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish0Bllokut, pas orës 22:00, gjithmonë nëse masat nuk zbatohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME