Categories Lajme

Me cigare në shkollë, duhanpirja prek moshat e vogla

Në orën e fiskulturës në shkollën e mesme “Myslym Shima” në Yzberisht, për shkak të reshjeve këtë të mërkurë nuk u bë mësim por mësuesja në një strehëz bisedonte me nxënësit e përballë saj, një grup tjetër i klasës tymoste duhan. Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit i ndalon shitjen e cigareve personave nën moshën 18-vjeç. Si dhe përcakton se të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: ”Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18-vjeç”.Në gjimnazin ”Myslym Keta” në Kombinat, oficerja e sigurisë Vilmona Kosova, tregon se shitës ambulantë përpara shkollës nuk ka më, megjithatë janë disa pika shitjeje përreth, që sipas saj janë të kontrolluara. Edhe pse në kundërshtim me ligjin, shitësit u ofrojnë nxënësve duhan. Madje jashtë kamerave, ata tregojnë se i marrin cigarette dhe të hapura, me copë.”Ne jemi për parandalimin e çdo konflikti, problemi që mund të ndodh brenda ambjenteve të shkollës, pirjes së duhanit, drogës apo bullizmit. Dhe nëse shoh një rast të tillë raportoj në specialistin e zonës dhe merren masa pastaj normalisht, merret Policia e shtetit me këtë”. /TCh/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME