Categories Lajme

Me doktoraturë plagjaturë edhe Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kopjuar tekstin doktoraturës së tij. Studiuesi Taulant Muka publikoi detaje në studion e Ora News, duke theksuar se Balla e ka mbrojtur doktoraturën si “ekselent”.

Muka: Ky sistem 28 vjeçar i politikës shqiptare nuk e do vettingun në arsim. Unë po them një rast, që më vjen nga Alfonc Rakaj, i diplomuar në King’s College Londer dhe që zbulon plagjiaturën e Taulant Ballës. Më shkruan; jam nxitur nga dëshira për të parë meritokraci në këtë vend. Zt. Balla si figurë publike tregon qe është diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gjë që menjëherë ngre dyshime. Rezultati i kërkimi siç shihet, është plagjiaturë.

Kjo jo për faktin se është z. Balla, por për pozitën e tij, qe mes te tjerash është edhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit ne Parlamentin Evropian.

Pra, zt Balla na përfaqëson në Parlamentin Evropian. Këtu janë 4 foto që është hyrja e doktoraturës së zt.Balla që është kopje 100% e materialit dhe është kopjuar nga një libër mbi politikbërjen e BE-së. Libri është botuar në 2009, zt Balla e ka mbaruar doktoraturën në Rumani në 2015. Janë të gjitha materiale të kopjuara shabllon. Këta persona na përfaqësojnë ne dhe këta thonë që ata persona që janë në Bulevard thonë t’i fusim në burg. Nëse dëgjoni zt.Braçe thoshte që t’i çojmë policinë. Ky është edhe dëm ekonomik, pasi me doktoraturë merr më shumë para.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME