Categories Lajme

Me dy emra dhe të shkuar të errët/ Kush është shqiptari i arrestuar për vrasjen e hidraulikut në Greqi

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pasi akuzohet për vrasjen e hidraulikut Pëllumb Islami në “Nea Ionia”. 39-vjeçari shqiptar u vra mbrëmjen e 21 shkurtit teksa po shihte një ndeshje të “Champions League” në lokal.

Shqiptari i arrestuar në lidhje me vrasjen e tij rezulton të ketë dy emra”: “Dhimitri” dhe “Nektarios”. Ky 23-vjeçar shqiptar ka precedentë penalë për “vrasje nga pakujdesia”, “gjobvënie”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “vjedhje në bashkëpunim”, “vjedhje e mbetur në tentativë”.

Policia greke ka lëshuar një urdhër arresti për të që më datë 3 mars. Përveç 23-vjeçarit të arrestuar tanimë, policia po kërkon edhe 7 persona të tjerë të përfshirë në vrasjen e hidraulikut shqiptar. Sipas hetuesve grekë 2 prej anëtarëve të bandës së rrezikshme “L” rezultojnë të jenë arratisur në Shqipëri. Një tjetër person i përfshirë në ngjarje rezulton ende i paidentifikuar.

Në momentin e vrasjes së Pëllumb Islamit, një person ka qenë i ulur në tavolinë me të dhe ai është shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME