Categories Lajme

‘Më hoqën ujin nga mushkëria, dhe më lanë tre javë pa ilaçe’

Të mjaftojnë disa minuta në oborrin e QSUT-së për të ndeshur hallet e dhjetra qytetarëve, që nuk marrin shërbim, e që sorrollaten nga një pavion në një tjetër, duke bërë që gjendja e tyre të përkeqësohet edhe më tej. I tillë është rasti dhe i qytetarit nga Fieri, i cili ka denoncuar në Fax News, faktin se prej javësh sorrollatet për të bërë një skaner të mushkërive, edhe pse gjendja e tij nuk është aspak e mirë. Ai shprehet se ka qenë i shtruar për disa ditë në një nga pavionet e QSUT-së dhe më pas është nxjerrë nga spitali dhe është lënë tre javë pa ilaçe. I detyruar që të kryejë ekzaminimin, ai ka ardhur disa herë në Tiranë, ku është sorrollatur nga mjekët, që tjetër gjë i thonin në telefon, dhe tjetër gjë kur vinte në spital.

E për të kuptuar gjendjen e degraduar të mjekësisë në Shqipëri, mjafton të përmendësh faktin se qytetari kishte blerë vetë diskun, ku do të kalojë skaneri i tij, pasi shteti nuk ka aq para sa për të bërë shërbimin e plotë ndaj pacientëve. “Unë kam një problem me mushkëritë, kam një muaj e kusur, Fieri më solli këtu. Ndenja 10 ditë këtu , më hoqën ujë nga mushkëritë, dhe më thanë që do të japim përgjigje, më lanë tre javë pa ilaçe. Doktori më mori në telefon dhe më tha hajde se do të bëjmë skaner, i thashë a të duhet ndonjë letër nga Fieri, jo më tha nuk të duhet, kur erdha këtu më thanë të duhet rekomandim nga mjekja e familjes.

U detyrova që shkova në fshat prapë në Fier, për të marrë letrën nga doktoresha, kam ardhur çdo javë, nuk më pranojnë dokumentat, sot më kanë thënë për orën 9 dhe nuk ma kanë bërë akoma. Më kërkuan që ta ble vetë diskun, se nuk ka qeveria jonë lekë që ta kenë një disk. Unë kisha lekë vetëm për rrugë, nuk llogarisja dhe 1 mijë lekëshin për diskun. Nxjerrin probleme letrash kot, ka mungesë organizimi, të vish e të vesh në Fier disa herë.

Unë jam edhe invalid, lëre nga ana financiare, që të na rrojnë fëmijët, se ne jemi me pension koperative. Do çoj diskun tani atje, do pi ujë, dhe më pas kur të ma bëjnë skanerin. Kërkoj vetëm të na japin shërbimin, me të gjitha letrat e rregullta nga Fieri na sorrollasin kot“, shprehet qytetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME