Categories Lajme

“Më ka kafshuar kudo”, 53-vjeçarja tregon momentet e tmerrit të përdhunimit nga i riu në Durrës

53-vjeçarja e cila u përdhunua nga një 28-vjeçar në Durrës ka rrëfyer ngjarjen për MCN TV duke u shprehur se e njeh përdhunuesin dhe se pas ngjarjes ka bërë dhe denoncimin në komisariat.

Ajo shprehet se gjithçka ka ndodhur pasditen e 2 majit, pas Bajramit, kur është kthyer në shtëpi nga puna dhe ka konstatuar se i ishte vjedhur shtëpia. Ndërsa në mbrëmje kur është shtrirë për të fjetur, 28-vjeçari i ka hyrë në banesë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në kohën që dy çunat kishin hyrë në 4:30 të pasdites, unë kam qenë në punë. Kanë shpërthyer derën dhe kanë marrë unazat, bomblën, 200 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur pasditen pas Bajramit, kur unë kthehem në shtëpi e gjej derën të hapur dhe rrëmujë. Kam nisur të qajë. Vajza më tha shko bëj denoncimin, bëra të gjitha procedurat ata më dërguan në shtëpi.

Në mbrëmje në 12:30 jam shtrirë për gjumë kur më vjen një djalë në shtëpi dhe i bie me shkelm derës, më shtriu dhe më përdhunoi, duke më kafshuar me dhëmbë nëpër trup. I kërkova të largohej dhe i thash që do lajmëroj policinë ai më shau dhe me fjalët më të ndyra dhe më kërcënoi.

Nisa të bërtas që po më dhunojnë me zor, kërkova ndihmë, por askush nuk erdhi të më ndihmonte. Ai më kapi nga flokët dhe më shtriu në divan dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë. Ishin dy djem kur vodhën, kur më përdhunoi erdhi vetëm një, e njoh dhe e kam denoncuar. Kërkoj nga ai që të më paguajë gjobën, dëmin material dhe fizik sepse e kam trupin copë-copë me shenja dhune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME