Categories Lajme

Me kanabis në makinë, gati për ta shitur. Arrestohet 22-vjeçarja në Vlorë

DVP Vlorë, U kap në flagrancë teksa drejtonte një automjet ku mbante sasi kanabisi të ndarë në doza, me qëllim shitjen, vihet në pranga një shtetase. Në banesën e saj u gjet një peshore elektronike që i shërbente kësaj veprimtarie kriminale. Procedohet penalisht një 20-vjeçar, pasagjer në këtë automjet, pasi u kap me një sasi lënde narkotike.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike, peshorja elektronike dhe një celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, konstatuan dhe goditën një rast tjetër në këtë fushë.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasja G. M., 22 vjeçe, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtuese 22-vjeçaren dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, si dhe u konstatua 20-vjeçari me një sasi të vogël lënde narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetases G. M., ku u gjet një peshore elektronike që i shërbente veprimtarisë kriminale të ndarjes së lëndës narkotike në doza, me qëllim shitjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materiale në Prokuori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Brataj, pasi në këtë fshat, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (sëpatë), shtetasin F. G., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME