Lajme

“Më kanë zaptuar pronat”, qytetari lidhet me zinxhirë para bashkisë së Lezhës

Problemi me pronat ka nxjerrë një ish-pronar në proteste para bashkisë së Lezhës. Siç raporton gazetari Gjergji Figuri, Huanito Martini është lidhur me zinxhir në shtyllën e dritave pranë bashkisë. Para kamerave ai thotë se nuk po i jepet drejtësi. Martini tregon që në fshatin Balldren, janë me dhjetëra hektarë që i janë zaptuar. Protestuesi shprehet se për problemin e tij ka vënë në dijeni edhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu, ndrëkohë që i bën thirrje edhe kryeministri Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

“Mua më ka vdekur edhe motra aty. Kemi kujtime, hidhërime aty. Kërkojmë njohjen e pronarëve legjitimë të këtij vendi. IKMT, bashkia, i kam bërë thirrje edhe Pjerin Ndreut. Përgjigja e tyre është se ata lejojnë të ndërtojnë në tokat e pronarëve të vjetër. I them kryeministrit zbato ligjin dhe Presidentit respekto Kushtetutën. Do përgatis edhe grevë urie. Nuk e gëzon asnjë pronën e babait tim. Nuk po gjej zbatim”, thotë ai. Ndërkaq, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar protestuesin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: