Categories Lajme

“Më kapën për flokësh, më tërhoqën zvarrë”, e reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani: Janë kushërinjtë e mi

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë.

“Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person që hidhet nga penxherja. Shikoj se pas derës time ishte i vëllai dhe në momentin që panë se unë dola jashtë më kapën për flokësh, më tërhoqën zvarrë dhe më dhunojnë.

Më dhunojnë dhe më kërcënojnë me kaçavidë në dorë, më thanë hiq telefonin ose të vramë” – tregon për Ora News vajza që ra pre e grabitjes.

Edhe pse ishin të maskuar si autorë ajo identifikoi vëllezërit fqinjë Fjoralb dhe Arsen Mani, përkatësisht 25 dhe 27 vjeç, të cilët këtë të martë u vunë në pranga nga policia.

“Janë kushërinjtë e mi, jam rritur bashkë me ta”

Ata kishin hyrë në banesë duke shfrytëzuar një dritare, ndërsa duket se kishin informacion se fqinjët nuk duhet të ishin në shtëpi. Aty arritën të marrin para dhe sende me vlerë, por reagimi i vajzës së fqinjëve u prishi planet.

“Më kanë vjedhur florinjtë dhe paratë. Katin e  tretë e kanë shkatërruar plotësisht, katin e dytë dhomës time. Nëse do u kishte premtuar koha do kishin ardhur dhe poshtë.”

Tashmë dy vëllezërit hajdutë do të përballen me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa hetimet për rastin po ndiqen nga prokuroria e Dibrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME