Categories Lajme

“Më ngacmonte prej 1 viti”, arrestohet pas dëshmisë vajza që plagosi 68-vjeçarin në Shkodër

21-vjeçarja e cila qëlloi me thikë të moshuarin Zef Paloka, ka dhënë dëshminë e saj para grupit hetimor. Ajo ka rrëfyer në polici se shkoi në shtëpi, mori një thikë dhe e goditi për vetëmbrojtje.

“Prej një viti më ngacmonte në rrugë pasi jemi afër me banesa në të njëjtën lagje. Unë nuk ia kam kthyer asnjëherë. Mbrëmë më erdhi afër banesës dhe filloi sërish të më ngacmojë ndërsa bëri edhe veprime të turpshme përpara meje.

E ndodhur në këtë situatë shkova në shtëpi dhe mora një thikë duke e goditur për t’u vetëmbrojtur pasi nuk kisha rrugë tjetër”, ka dëshmuar 21-vjeçarja me iniciale N.N., e cila është arrestuar nga uniformat blu pas ngjarjes.

Paloka ka mohuar akuzat e vajzës se e ka ngacmuar seksualisht dhe se ka kryer veprime të turpshme përpara saj. 68-vjeçari nuk është arrestuar nga policia pasi deklarimet e 21-vjeçares për tentativën e përdhunimit nuk janë vërtetuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME