Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që uji të vërshojë në pazarin e vjetër të qytetit të Korcës. Pasditen e sotme në qytetin juglindor ka pasur prezencë të shtuar të reshjeve të shiut duke sjellë edhe përmbytje në disa zona.
Pamjet vijnë nga pazari i qytetit, që sic shihet uji ka përmbytur katet e para.