Categories Lajme

Mega-operacion në Mal të Zi/ Pjesë e grupit të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë, arrestohen 8 persona

Policia malazeze njoftoi të mërkurën se ka arrestuar tetë persona të dyshuar për pjesëmarrje në grupin ndërkombëtar të trafikimit të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Aksioni për arrestimin e të dyshuarve është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, për shkak të dyshimit se individët i përkasin një organizate kriminale ndërkombëtare që dyshohet se merret me kontrabandë me narkotikë.

“Personat e përmendur dyshohen për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. Gjatë përfundimit të aktiviteteve janë kryer masa dhe veprime policore-ligjore në territorin e shtatë shteteve dhe janë kryer kontrolle në gjithsej 52 zona” , njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Policia po ashtu tha se në këtë operacion morën pjesë “200 punonjës të policisë, gjatë të cilit janë kontrolluar gjithsej 33 zona në Mal të Zi dhe me atë rast janë gjetur dhe konfiskuar disa dhjetëra mijëra euro, ora të shtrenjta, karta bankare, dokumente, municione dhe armë, një automjet dhe një skaf”.

Gjatë vitit 2019, Drejtoria e Policisë filloi masat dhe veprimet policore-ligjore për mbledhjen e provave për një grup personash të përbërë nga shtetas të Malit të Zi, Italisë, Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Britanisë së Madhe, të cilët dyshoheshin se ishin përfshirë në kontrabandë ndërkombëtare të kokainës nëpërmjet rrugës Amerikë Jugore – Evropë, duke përdorur lloje të ndryshme anijesh./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME