Categories Lajme

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile pas tërmetit/ Soreca: Shqipëria është në zemër të BE, shqetësimet tuaja janë edhe tonat

Luigi Soreca ka deklaruar se Shqipëria jo vetëm që është afër BE, por edhe është në zemrën e BE, ku shqetësimit e saj janë edhe shqetësime për Europën. Këtë deklaratë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë gjatë një komunikate për shtyp të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të aktivizimit të mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian,nga Shqipëria pas dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i rënë më 21 shtator. Soreca ka falenderuar të gjithë vendet që kanë kontribuar në ndihma për Shqipërinë ndërsa ka thënë se Europa do të jetë gjithmonë përkrah vendit tonë. Ndër të tjera Soreca nuk ka lënë përmendur edhe lajmin e rremë që u shpërnda në portalin syri.net ku flitej për një tërmet tjetër.

“Kjo javë ka qenë e vështirë për Shqipërinë. Termetet e kanë shkundur vendin. Më pas përballja me stuhinë që shkaktoi përmbytje. E tani për 1500 shtëpi janë konfirmuar të dëmtuar. Rreth 300 persona janë lënduar dhe fatmirësisht nuk pati fatalitete. Dua të përgezoj autoritetet shqiptare. Edhe BE kane qenë të menjëhershme në asistencen e tyre dhe prandaj dua të përgëzoj bujarinë me të  cilën kanë reaguar Shtetet e BE. Jemi krenar dhe për efekasitetin e mbrojtjes civile evropiane. Vetëm pak ditën na u desh të sillnim ekipin tonë nga qendra e kordinimit të emergjencave. Shqipëria është afër nesh edhe ne zemrat tona, në shqetësimet tona. Përgëzoj reagimin e shpejtë të vendeve të BE që i i qëndruan pranë Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas aktivizimit të këtij mekanzimi kemi një ekip me 8 ekspertë. që është i formuar nga qendra e ragimit të Emergjencave. Deri më sot 8 shtete kanë Austria, Italia,  Sllovakia, Greqia, Norvegjia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe … Sa shumë kanë ndihmuar shtete anëtare, kanë ardhur çadra, paketa ushqimore. Ekipi do të mbikqyrin dhënien e të gjitha sendeve. Janë autoritte shqiptare që po udhëheqin punën. Tërmetet kanë treguar nevojshmërinë për një agjenci të fortë të mbrojtjes civile. Ngjarjet e kësaj jave kanë bërë edhe informimin për situata të tilla BE është me ju dhe jam krenar që BE po bën për Shqipërinë. Ju urojmë suksese dhe presim rezultate më të mira të mundshme.” ka thënë ndër të tjera Soreca.

Ndërkohë një  falenderim për Sorecën dhe BE e ka bërë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila ka thën se ndihmat do të shpërndahen tek të gjithë në nevojë.

“Dua të falenderoj Ambasadorin Soreca për mekanizimin e Mbrojtjes Civile në sja të nevojës. Ishte tërmet dramatik për të gjithë qytetarët dhe shkaktoi shumë frikë. Ishte me fat që një ngjarja nuk kishte asnjë jetë të humbur, të tjerat zëvendësohen. Dëmet janë të konsiderueshme. Edhe ata vende të pasura, kanë vështirësi për përballimin vetëm të fatkeqësive. Jam mirënjohëse Mekanizmit Europian për Mbrojtjen Civile, edhe pse Shqipëria nuk ëhstë pjesë e saj. I falenderoj të gjitha vendet. Ka kaluar pak kohë që Kuvendi miratoi këtë mekanizëm dhe ky ishte testi i parë. Ishte një test që tregon se jemi në rrugën e duhur për trajtimin e rasteve të tilla. Mbi të gjitha do të përmbushim kriteret dhe standardet e BE.

Po ashtu në këtë konferencë për mediat ka qenë i pranishëm edhe shefi i ekipt të BE për Emergjencat Civile Europiane në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME