Menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati një ditë më parë, ka rrëfyer disa detaje të tjera rreth ngjarjes kriminale. Ai tha se viktima Erjon Çela ishte bashkë me gruan e tij, e cila është larguar vetëm 5 minuta para atentatit.
“Unë kam qenë te lokali brenda. Ka ardhur një makinë “C-Class” kanë qëlluar drejt lokalit, tavolinës ku ishin ulur. Kanë qenë 5 persona, më parë kanë qenë me gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë ikën gratë dhe erdhën disa të tjerë që qëlluan drejt tyre. Ata ishin ulur të pjesa përballë.
Në lokal nuk kanë pasur probleme. Ishin klientë të përhershëm. Nga stafi nuk është dëmtuar asnjë. 19-vjeçari i plagosur ka qenë klient. Erdhi ambulanca pas gati 30 minutash, edhe pse “Ushtaraku” është këtu ngjitur. Ne na erdhi papritur” tha ai