Categories Lajme

Merkel: Lufta e Rusisë në Ukrainë, tragjedi e madhe

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo ishte përpjekur shumë për të parandaluar që situata në Ukrainë të shndërrohej në një konflikt të plotë.

Duke folur në intervistën e parë qëkur u largua nga posti i kancelares, Merkel tha më 7 qershor se ajo ndiente “trishtim të madh” që përpjekjet gjermano-franceze rreth marrëveshjes së paqes të Minskut me Rusinë nuk funksionuan, por ajo nuk e fajësoi veten.

“Diplomacia nuk është gabim për faktin që nuk funksionoi”, tha ajo gjatë intervistës për ARD. “Pra, nuk e kuptoj pse duhet të them se ishte gabim dhe të kërkoj falje për këtë”.

Marrëveshjet e paqes të Minskut, të arritura më 2014 dhe 2015, kishin për qëllim të zgjidhnin konfliktin në lindje të Ukrainës midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase. Liderët e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës u takuan nën të ashtuquajturin Format të Normandisë, duke kërkuar që t’i jepnin fund konfliktit. Por, këto pakte nuk u zbatuan plotësisht.

Duke folur për situatën aktuale, Merkel tha se nuk ka asnjë justifikim për “mospërfilljen brutale të ligjit ndërkombëtar” nga Rusia.

Ajo tha se sulmi ndaj Ukrainës ishte një gabim i madh dhe e pyeti veten se çfarë do të mund të bënte ndryshme.

“A kemi mundur të bëjmë më shumë që të parandalojmë këtë, që unë tani po e quaj tragjedi të madhe. Prandaj ju vazhdoni të pyesni pse, dhe unë natyrisht që vazhdoj t’i bëj këto pyetje”, tha ajo.

Merkel tha se ka qenë kundër planit për të lejuar Ukrainën të anëtarësohej në NATO sepse ajo dëshironte të shmangte një përshkallëzim me Rusinë dhe sepse Ukraina nuk ishte e gatshme t’i bashkohej aleancës.

Ajo po ashtu tha se nuk ka qenë naive lidhur me “urrejtjen” e presidentit rus, Vladimir Putin, për modelin e demokracisë perëndimore, duke thënë se i ka paralajmëruar disa herë kolegët e saj se Putin dëshironte të përçajë Bashkimin Evropian. Merkel ishte kancelare e Gjermanisë nga viti 2005 deri më 2021./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME