Categories Lajme

Mero Baze humb nënën, prek me fjalët e ndjera

Gazetari Mero Baze përmes një postimi prekës në facebook, ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së tij. Gazetari shprehet se nëna e tij ndërroi jetë në moshën 92-vjeç dhe pa lënë ndonjë bring pas. “Kisha një jetë të tërë që jetoja me frikën se ajo do v diste dhe duket se frika ime e bëri të jetonte gjatë. Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm”, shkruan gazetari.

Postimi i plotë: Ikja e Nënës Kur isha në klasë të gjashtë më thanë se nëna do të v desi. Ajo kishte dy javë shtruar në spital dhe nuk po e shëronin dot. Nuk kishte ndodhur ende ndonjë v dekje në familjen tonë dhe unë nuk isha shumë i qartë se çfarë ishte v dekja e lajmëruar e nënës. Sapo mbaroi mësimi tek shkolla buzë rrugës, unë pash një makinë portabël nga ato që ngarkonin zhavor,  dhe hipa sipër. Spitali ishte në një fushë në periferi të qytetit, rreth gjysëm ore me këmbë nga aty ku më la makina. Arrita rreth orës 4 mbasdite në spital, në një ftohtë të hidhur dhjetori, kur nata po afrohej. Mjekja roje më pa e çuditur për orarin dhe më pyeti se kë kërkon.

Maman, -i thashë. Eshtë sëmur dhe do v desi. Ajo më pa e tmerruar. Kush të tha ty që do v des? Kështu thonë të gjithë. Eja me mua. Ajo nxitoi në dy koridorë të ngushtë dhe unë pas 1 minute ishte tek dhoma e saj. Dhoma ishte e ngrohtë dhe ajo ishte veshurë me rroba me vija. Krevati ishte i pastër dhe nëna kishte një tubë llastiku të ngjitur tek dora. Shtangu kur më pa mua dhe ende pa më ledhatuar, pyeti e alarmuar se më kë kisha ardhur dhe me kë do kthehesha. E gënjeva që do rri nga daja në qytet dhe u qetësua. Çfarë i ke sjellë mamas, pyeti doktoresha që donte të nxirrte nga situata, duke menduar që unë kisha ardhur si vizitor me leje nga shtëpia në spital.

Hapa çantën e librave si i zënë në faj dhe aty nuk kishte asgjë. Në moment nxorra fletoren e detyrave që mësuesi më kishte vënë notën “dhjetë” dhe ja zgjata mjekes në vend të mamas. Bravo,- tha mjekja. Mamaja do shërohet shpejt. Më vonë kur mamja doli nga spitali dhe erdhi në shtëpi, dëgjova se mamaja vuante nga ulçera në stomak, ngaqë siç i kishte thënë Doktori nuk hante ushqim në rregull, në të njëjtin orar dhe ato që duhej.

Në fakt unë nuk e kisha parë nënën të hante kurrë. Unë nuk e di kur hante ajo. Kishte rritur gjashtë fëmijë me të ardhura mbijetuese. Ishte një kohë kur për ushqimin mund të shikoje ëndrra të bukura vetëm kur flije. Ajo jetë ja kishte bërë cop stomakun, të cilin në atë kohë e konsideronin sëmundje të rënd. Pastaj kohët ndryshuan dhe nëna jetoi shumë mirë. Pas vitit 1991, kur jeta u përmirësua ndjeshëm, nëna nuk u ankua kurrë nga stomaku. Nëna iku dje në moshën 92 vjeçe, pa asnjë sëmundje, dhe pa ndonjë breng për të gjithë ne që la pas. Kisha një jetë të tërë që jetoja me f rikën se ajo do v diste dhe duket se f rika ime e bëri të jetonte gjatë. Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME