Categories Lajme

“Merr dhe Metën e Berishën, bëni Trekëndëshin e Bermudës”, Basha i sulmon të gjithë haptazi

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka sulmuar haptazi edhe ish kryeministrin Berisha dhe preisdentin Ilir Meta të cilët i konsideroi si pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës” ku ishte edhe kryeminsitri Edi Rama.

Basha nuk ka kursyer aspak me akuzat, teksa tha se nuk do të bënte më kompromise sa i përket koalicioneve me partitë politike. Ai shtoi se nuk do të bëheshin të njëjtat gabime si në vitet 92′, 97′ dhe 2009. Ndërsa diçka akoma më e papritur ishte momenti, kur kreu i PD, tha se ky trekëndësh i kishte ditët e numëruara, duke aluduar se Meta, Berisha dhe Rama bashkëpunonin.

Lulzim Basha: Zonja kryetare, ka diçka themelisht gabim, kur vjen këtu me një citim që e ke mësuar përmendsh, je bërë shumë i lexueshëm, me një fjali e kuptojnë të gjithë. Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, bëni trekëndëshin e Bermudës, dhe qani hallet bashkë.

Unë nuk jam këtu për të qarë hallet tuaja, a do ta plotësojnë ty demokratët dëshirën për të na kthyer pas? Jo sepse të kam mundur në 2011-tën.

Faktet i ke në xhepat e shqiptarëve. Peshkatari je ti dhe mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund dhe misioni im dhe partisë më të bukur është që mos përsëritim gabimet e 92’ as 97’ as 2009 dhe mos bëjmë asnjë kompromis për asnjë parti qoftë kjo për zgjedhjen e presidentit apo zgjedhjen e një koalicioni. Mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermudës.

Misioni im është të mos bëjmë kompromis për të keqen. Qoftë për të zgjedhur një president, krijimin e një koalicioni, apo dhënies së besimit për një njeri që nuk duhet të ishte në politikë. E kam edhe unë pjesën time të fajit aty tek trekëndëshi i Bermudës

Mos ta fillojmë nga plaku por ta fillojmë nga i riu, e nis unë i pari, dhe më pas ta bëjnë të gjithë politikanët. Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara. E ke shumë të thjeshtë, voto Vetingun në politikë, lëri demokratët se i kanë idetë e qarta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME