Categories Bota, Lajme

Merr flakë bredhi i festave, humb jetën 22-vjeçarja nga Kalifornia dhe qentë e saj në SHBA

jë grua e re shpëtoi jetën e familjes së të fejuarit të saj në një zjarr të madh në shtëpi në ditën e Krishtlindjes, përpara se të vdiste në flakët së bashku me qentë e familjes.

Destiny Abdrazack, 22 vjeç nga Kalifornia kishte rënë në gjumë kur një ndërprerje elektrike në pemën e Krishtlindjes shkaktoi zjarr në orën 2:00 të mëngjesit.

Ajo zgjoi 5 personat e tjerë që ndodheshin në shtëpi që të largoheshin dhe të shpëtonin nga flakët, por tragjikisht Destiny u përfshi nga flakët së bashku me qentë e saj. Asnjë nga alarmet e zjarrit në shtëpi nuk punoi në momentet kur shtëpia u përfshi nga flakët.

Merr flakë bredhi i festave, humb jetën 22-vjeçarja dhe qentë e saj në SHBA

Vjehrri i saj Ernest Isom shpjegoi se familjen e kishte zënë gjumi në prag të Krishtlindjes.

Ai i tha gazetës KCRA: “Për fat të keq të gjithë donim që t’i mbanin dritat e pemës së Krishtlindjes ndezur dhe shkuam të flemë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, punë minutash. Destiny ishte ajo që bërtiti për zjarrin dhe na shpëtoi jetën, por fatkeqësisht, ajo vdiq.

Merr flakë bredhi i festave, humb jetën 22-vjeçarja dhe qentë e saj në SHBA

New York Post raportoi se Destiny u gjet në dhomën e ndenjes dhe u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë vdiq.

Miku i familjes Gabriella Zaccaria ka nisur një mbledhje fondesh për familjen, e cila deri më tani ka mbledhur rreth 3,000 £.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME