Categories Lajme

Merr flakë ruloti me targa portugeze në aksin Levan-Tepelenë

Një rulot ka shpërthyer në flakë këtë mbrëmje në aksin Levan-Tepelenë. Mjeti tio “Opel” me targa portugeze me drejtues shtetasin italian me inicialet R.Z. është përfshirë nga flakët rreth orës 21:00 pranë fshatit Rromës në Mallakastër.

Fatmirësisht, 67-vjeçari nuk është lënduar. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në mjetin që është shkatërruar plotësisht.

Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME