Categories Lajme

Merr fund aventura londineze! Reperi shqiptar dhe shoku i tij…

Dy shqiptarët Ervin Delija dhe Dijonis Biba janë dënuar me 15 muaj b urg, pasi ishin kultivues që merreshin me t rafikimin e d rog ërave.  Sipas mediave britanike  shqiptarët përdorën 4 shtëpi pranë njëra-tjetrës në qytetin Coventry për të prodhuar d rogën.

Policia nga informacionet e marra zhvilloi një aksion në këto banesa ku ishin kthyer në fabrika d roge, brenda sëcilës kishte edhe kamera për ta mbajtur nën monitorim që të mos grabiteshin. Policia e sekuestroi 210 bimë narkotike në shtëpinë e Deliajt dhe 165 në shtëpinë ku jetonte Biba.

Dionis Biba

Ervin Delija

Muaj më pare Biba ishte protagonist i një investigimi të Daily Mail pasi u zbulua se ai kishte publikuar disa video udhëzuese se si mund të hysh ilegalisht nga Spanja një Angli.

Në llogarinë e tij në rrjetet sociale pozon gjithnjë i veshur me rroba të shtrenjta, pranë makinave dhe vendeve të shtrenjta duke treguar dhe stilin e tij të jetesës.

“Udhëzuesit e tij, të cilët janë parë më shumë se 100,000 herë, përfshijnë këshilla për përdorimin e letërnjoftimeve të rreme, aeroporte ku këto dokumente false nuk do të zbulohen dhe pretendimin e azilit,”- shkruan në raportin e tij editori Tom Kelly.

Biba përshkruan hapur se si ai erdhi në Britani ilegalisht dhe se çfarë do të bënte nëse zbulohej. Në një video, e regjistruar fillimisht në llogarinë e tij në Instagram dhe më pas e ribotuar në YouTube, ai përdori një hartë Google për të treguar rrugën që një mik shkoi në Angli duke përdorur një ID të rreme Italiane.

Ai përfshinte udhëtimin nga Shqipëria në Barcelonë dhe më pas me autobus për në një aeroport të vogël Spanjoll të cilin Daily Mail ka vendosur të mos e përmendë.

“Ky aeroport nuk përdoret nga shumë njerëz për të arritur në MB. Bleni një biletë në internet dhe merrni një taksi për t’ju sjellë në aeroport. Ecni ngadalë ndërsa i afroheni portës së hyrjes dhe përdorni kodin e shiritit të biletave në telefon. Pastaj ecni te kontrolli në skaner.

Pastaj shkoni në vendin më të rëndësishëm ku duhet të tregoni ID tuaj. Duhet të buzëqeshësh si një djalë italian. Në këtë aeroport ID-ja juaj do të tregohet si e vërtetë pavarësisht se ajo është e falsifikuar. Ky është vendi ku aeroplani është parkuar, pastaj lart në ajër”, tha ai në video./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME