Categories Lajme

Mësoni çfarë i ka bërë Serbia Malit të Zi

Me vendim të drejtorisë për aviacion civil të Serbisë, aeroplanët e kompanisë nacionale të Malit të Zi, “Monte negro Airlines”, prej të mërkurës nuk kanë leje për të aterruar në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla”, kanë raportuar mediat serbe.

Ky vendim është kundërmasë e vendimit të autoriteteve malazeze që kufijtë e këtij vendi mos t’i hapë për qytetarët e Serbisë, për shkak të koronavirusit.Të hënën kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka thënë se do të hapen kufijtë për banorët e vendeve që kanë më pak se 25 të infektuar për 100 mijë banorë, si Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Hungaria, Shqipëria e Greqia.

Në shpjegimin e vendimit të drejtorisë së aviacionit civil të Serbisë thuhet se me pamundësimin e hyrjes së qytetarëve të Serbisë në Mal të Zi, është dëmtuar rëndë principi i reciprocitetit në lëvizjen e udhëtarëve në mes të dy vendeve. Të hënën kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se ky vend nuk do të mbyll kufijtë për qytetarët e Mali të Zi, ndërsa u ka bërë thirrje serbëve që mos të shkojnë atje ku nuk janë të mirëpritur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME